05:31 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasje dhe jo arrest kardiak? Nis hetimi i ri për vdekjen e Davide Astorit

16:49 | 05/03/2018
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Orët e fundit të Davide Astorit, “PlayStation” dhe “Whatsapp”…

Prokuroria e Udines ka ngritur dyshimin se ish-kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori mund të jetë vrarë. Prokurori i Udines, Antonio De Nicolo, ka konfirmuar se kanë filluar hetimet nëse Astori mund të mos ketë qenë viktimë e një arresti të thjeshtë kardiak. Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori dje u gjet i vdekur në hotel, pak orë para ndeshjes me Udinesen, e vlefshme për Serie A.

“Ne kemi hapur një hetim penal për mundësi vrasjeje nga persona të panjohur. Ne do të bëjmë një autopsi, e cila do të kryhet shumë shpejt”, tha prokurori i Udines, Antonio De Nicolo për Radio Rai.

Futbollisti me 14 ndeshje me ‘Azzurrët’, u gjet i pa jetë në hotelin La Di More’, në Udine, aty ku ishte grumbulluar së bashku me skuadrën për të luajtur në stadiumin ‘Dacia Arena’. Ndeshja mes Udinezes dhe Fiorentinës u shty për shkak të tragjedisë, e po kështu edhe Xhenova-Kaljari. Futbollistët e Fiorentinës u shokuan kur morën vesh lajmin se kapiteni i ekipit u gjet pa jetë pak orë para ndeshjes.

Davide Astori, baba i një vajze 2-vjeçare, filloi në skuadrat e moshave të Milanit, por në karrierën e tij ka luajtur për 6 vjet me Kaljarin dhe një sezon me Romën.

Në vitin 2014 ai u bashkua me Romën, përpara se të bashkohej me Fiorentinën vitin e ardhshëm. Ai u bë kapiteni i La Viola nga Stefano Pioli më parë këtë sezon dhe kishte bërë 27 paraqitje gjatë fushatës aktuale, duke shënuar një herë. Astori kishte qenë kohët e fundit në bisedime me klubin mbi një kontratë të re.

Në total Astori bëri 262 paraqitje në Serinë A, duke shënuar gjashtë gola. Me kombëtaren e Italisë ai debutoi kundër Ukrainës në mars 2011.

Pas

Shëndeti i bebes për zgjidhet qënë embrion, Spitali Amerikan sjell teknologjinë time-lapse (VIDEO)

Para

Shkatërrohet grupi i kokainës, sekuestrohen 4 kg drogë, 3 shqiptarë dhe një grek në pranga (FOTO)

Para
Shkatërrohet grupi i kokainës, sekuestrohen 4 kg drogë, 3 shqiptarë dhe një grek në pranga (FOTO)

Shkatërrohet grupi i kokainës, sekuestrohen 4 kg drogë, 3 shqiptarë dhe një grek në pranga (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.