E keni menduar ndonjëherë që një fëmijë mund të arrijë deri në atë pikë sat ë vrasë dikë dhe të mos ketë asnjë shenjë pendimi?
Ja që ndodh.
Në ditët e sotme nuk ka më fëmijë vetëm të pafasjhëm dhe ëngjëj.
Tre fëmijët e mëposhtëm janë më të rrezikshmit në botë dhe këtë e vërtëtojnë vrasjet që ata kanë kryer.
Jordan Brown
Në 20 shkurt të vitit 2009, 11 vjeçari Jordan Brown vrau të fejuarën e babait të tij e cila ishte 26 vjeç.
Kenzie Houk ishte tetë muajsh shtatzënë në atë periudhë.
Ndërsa Kenzie ishte duke fjetur në krevatin e saj, Brown e goditi me armë në pjesën e pasme të kokës. Sipas “Lajm Shqip”, kjo armë i ishte dhënë nga i ati.
Brown u gjykua fajtor i shkallës së parë si i mitur.
Eric Smith
Në moshën 13 vjeçare, Eric Smith vrau një djalë 4 vjeçar në pyll.
Kjo ndodhi ndërsa ata ishin rrugës duke shkuar për në të njëjtin kamp veror. Smith deklaroi se kishte pësuar tepër ngacmime gjatë jetës së tij.
Ai pretendonte si ishte tallur nga miq dhe familjarë për shkak të fizikut. Ata i thonin se kishte veshë të mëdhenj dhe të ulur, syze të trrasha, quka.
Smith e goditi djalin e vogël me gurë në kokë dhe më pas e mbyti duke e qëlluar me një trung peme.
Ai u dënua për vrasje të shkallës së dytë. Ndodhet në një burg të sigurisë së mesme në Neë York.
Peter Woodcock
Vrasës serial kanadez dhe përdhunues fëmijësh.
Ka treguar shenja psikopatie që në moshë të hershme.
Ecte me biçikletë nëpër çdo skaj të Torontos për të pikasur viktimat e tij. Woodcock sulmoi shumë fëmijë. Vrau vetëm tre 10 vjeçarë.
Ai i rrihte ato dhe i mbyste. U dërgua në një qendër të sigurisë maksimale të shëndetit mendor.
Më pas atë e dërguan në një objekt me siguri më të ulët. Aty vrau një të burgosur. Për këtë arsye e kthyen sërish në një objekt ku kishte siguri të lartë. Ai nuk u shërua asnjëherë.
(F.M/Faxweb)