Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, është qëlluar me armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Viktima rezulton të ketë qenë me precedentë të mëparshëm penalë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur një operacion për kapjen e autorit/ve, ndërsa një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.