Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet. Raportohet të ketë të shtëna me armë zjarri në zonën e ”Xhamllikut”.
Dyshimet e para flasin për vrasjen e një gruaje nga ish-burri i saj, po nuk ka akoma konfirmim nga ana e Policisë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Nga informacionet e para makina ku ndodhej gruaja ka qenë e parkuar në anë të rrugës.
Para se autori i ngjarjes të nxirrte armën mes tyre ka pasur një debat të ashpër. Forca të shumta policore dhe qytetarë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ende nuk është nxjerrë trupi i viktimës nga makina.
(E.K/SHUPLAKA)