Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një person ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me mjete të forta. Vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave.
Paraprakisht raportohet se viktima është Idriz Bica, 59 vjeç. Ndërsa autori i dyshuar është Fiqiri Askurti, Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 25.01.2018 në sallën operative Librazhd ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zdrajç një shtetas është vrarë me sende të forta (sopatë).
Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se; Në fshatin Zdrajç Librazhd shtetasi Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat dyshohet të jetë vrarë me sende të forta ( sopatë) nga shtetasi F. A., rreth 50 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendor.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.