Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Patosit, ku dy të rinj kanë mbetur viktima, si pasojë e një konflikti me armë të ndodhur në ambientet e Poliklinikës, ndërsa policia ka arrrestuar autorin e dyshuar Martin Skëndaj.
Ky i fundit konfirmojnë burime për Faxweb.al se ka qenë gardian në burgun e Fierit, dhe i ka qëlluar dy viktimat me armën e shërbimit.
Dyshohet se ka pasur një përplasje mes dy palëve, çka ka degjeneruar më pas në nxjerjen e armëve, dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Elis Kapaj ka vdekur në vend, ndërsa Manol Rrapaj vdiq gjatë rrugës për në spital.
Në njoftimin fillestar të policisë thuhej se kishte vetëm një viktimë, por më pas u konfirmua vdekja e të dy të rinjve.
Njoftimi i policisë:
Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)