Një 38 vjeçar është vrarë rreth mesnatës nga persona të paidentifikuar.
Burime për FaxNews raportojnë se viktima i identifikuar si Fatjon Dervishi, është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth.
Policia dhe dy grupe të FNSH-së kanë ngritur pika kontrolli të shumta në Durrës dhe Tiranë.
Kush ishte Fatjon Dervishi?
38-vjeçari sipas burimeve ishte nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë.
Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narikotike dhe i skeduar për vrasje. Në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.
Lexo dhe: Buçet arma në Sukth! Policia: 38-vjeçari është qëlluar te shinat e trenit
(Xh.H/FaxWeb.al)