Në një deklaratë për mediat aktivistët e Teatrit Kombëtar para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese u shprehën se data e nesërme (Gjykata do të shprehet për shembjen e godinës) është vendimtare për të realizuar kauzën e vazhdueshme për rindërtimin e tij.
Një ndër aktivistet u shpreh se kjo protestë kishte nisur që në shkurt të 2018 dhe se kauza për teatrin ka suportin absolute të qytetarëve shqiptarë për t’u rindëruar në të njëjtin vend dhe me të njëjtën strukturë.
“Kjo qëndresë 3 vjeçare ka nisur nga nje grup i madh artistësh të skenës dhe ekranit në shkurt të 2018 dhe që prej marsit 2018 asaj iu bashkuan qytetarë të tiranës dhe gjithë Shqipërise. Kjo protestë ka pasur shumë aktivitete, shumë drejtime dhe qindra dokumente edhe janë prezantuar në nivel politik ne nivelin e shoqerise civile dhe atë mediatik.
Ne ishim këtu në sheshin e teatrit me mesazhe të forta kundër ligjit special dhe kundër të gjithë të pabërave të qeverisë në këto vite. Kundërshtimet tona kanë nisur që ateherë kur ligji special u miratua , u dërgua nje letër në Komisionin Europian dhe kjo e fundit kontaktoi qeverinë shqiptare me 15 pyetje me 24 korrik 2019. Ne Ishim kërtu qytetarët hynë në teatrin kombëtar dhe ishte akt çlirimi.
Në të njëjtën dite presidenti pikërisht kur ne ishim në teatër ai dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese padinë e parë që kishte lidhje me ligjin special që ishte akt i rëndësishëm.
Kur pushteti e kishte dënuar me vdekje ne i dhamë jetë teatrit kombëtar duke zhvilluar aktivitete teatrale , ekspozita, mbëmje letrare , takime profesionistësh për 10 muaj.
Edhe në rastin e tërmetit mijëra qytetarë shqiptarë nga të gjitha trevat sollën ndihmën financiare dhe ishte interesante sepse qytetarët besonin më shumë te njerëzit e teatrit sesa te qeveria sepse çadra e bashkisë ishte me tutje për ndihmat dhe asnjeri nuk shkonte aty.
Në teatër ishim edhe kur Europa Nostra e cilesoi teatrin si ndër vendndodhjet më të rrezikuara për vitin 2020.
Ishim aty në teater kur me 8 maj 2020 u miratua VKM-ja nga qeveria e cila po ashtu në këndvështrimin tonë ishte antikushtetuese.
E gjitha kjo ndodhi në kushtet e pandemisë , njerëzit kanë bërë turne nëpër teatër 24 orë .
Ishim në teatër kur bashkia dërgoi policët e saj për të treguar forcën për herë të parë me 13 maj dhe ishim aty kur Presidenti i Republikës solli padinë një ditë më vonë dhe fatkeqsisht ishim edhe kur policia me trupat e saj dhe eskavatorin e bashkisë erdhi për të shembur teatrin kombëtar , një akt i padëgjuar që ka tronditur jo vetëm shqiptarët por edhe Europën.
Ne, këtë vrasje të teatrit e dokumentuam me foto, video dhe e gjitha u zhvillua live nga sheshi dhe ne sërish vijuam me përpjekjen tonë për kauzën e teatrit kombëtar sepse ajo nuk mbaronte aty dhe vijon edhe sot. Qëllimi i qytetarëve ështe rindërtimi i teatrit në vendin ku ishte dhe siç ishte. Gjithmonë në pritje të vënies ë drejtësisë për cështjen e teatrit dhr shpalljes si jo kushtetues të ligjit special dhe VKM-së , dënim të fajtorëvë për shëmbjen e teatrit dhe rindertim te tij aty ku ishte.
Ne presim nga Gjykata Kushtetuese që nesër kur të vendosin për këtë cështje ta bëjnë bazuar në etikën e tyre profesionale ,bazuar në Kushtetutë”– përfundoi aktivistja.
Gjithashtu pedagogu Ervin Goci i cili ka qenë aktiv gjithmonë për çështjen e teatrit tha se i takon gjykatës të ekuilibrojë këtë humbje të madhe dhe dhunën ndaj qytetarëve gjatë shembjes së tij.
“Falenderoj së pari ju si media që keni qenë të pranishëm në cdo moment për të dëshmuar kauzën tonë.
Lufta jonë ka qenë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar por në momentin që ndodhi ajo që ndodhi tani e ka drejtësia përgjegjësinë që të ekuilibrojë këtë humbje të madhe mbi të gjitha atë dhunë që pësoi qytetaria, popullata shqiptare.
Gjykata Kushtetuese në fakt ështe krijuar sepse drejtësia që ne kishim nuk ishte konstituive dhe nuk i shërbente të mirës publike dhe interesit publik.
Nëse kjo gjykatë u hodh në erë praktikisht u fashit me një sekondë tani kemi një drejtësi të re e cila sipas nesh ka detyrën themeltare që te konstituojë një kontratë shoqërore po në këtë moment. Duke mos pasur parlament, duke mos pas shumë institucione dhe agjensi të pavarura Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion i cili realisht mund ta rehabilitojë disi këtë gjë.
Mos të harrojme se si rasti i teatrit janë duke ndodhur dhagma të tmerrshme në hapesira të tjera për monumentet të kategorive të parë dhe të dytë.
Ky institucion është ndërtuar me balancë pushtetesh dhe data e nesërme është shumë e rëndësishme dhe ka shumë mundsi që të instalojë qoftë dhe psiçikisht në popullatë një bindje që këtu ka drejtësi dhe ja vlen të aspirojmë për kauzat tona”-përfundoi Goci.
(E.D)