19:40 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasjet e fundit në burgjet greke, Aulon Kalaja: Të ngrihet ambasada, shqiptarët e kanë varrin të hapur

10:32 | 01/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasjet e fundit në burgjet greke, Aulon Kalaja: Të ngrihet ambasada, shqiptarët e kanë varrin të hapur

Gazetari investigativ Aulon Kalaja, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, për të folur mbi vrasjet e shqiptarëve në burgjet e Greqisë. Nisur nga ngjarja e fundit ku u masakrua Albert Bako, që vuante dënimin në burgun e Koridhalos, aktivisti shprehet se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar, pasi sipas tij burgjet greke tashmë janë kthyer në një kasaphanë për shqiptarët.

“Janë pamje të paralajmëruara, pasi burgjet greke janë një kasapahnë për shqiptarët. Shqiptari është vrarë në datën 14 janar, këto janë pamje tronditëse, por ajo që e bën me  të tmerrshëm rastin është vrasja e shqiptarit në sy të gardianëve në burg. Gardianët qëndrojnë si spektatorë në burgje.

Kjo situatë është kthyer në fenomen pasi janë kthyer në vatra spastrimi të shqiptarëve nga grupet kriminale.

Kujtojmë vrasjen e Ilia Karelit i cili është vrarë nga gardianët grekë, e gjithë kjo situatë nuk ka asnjë reagim nga pala shqiptare.

Ne kemi kërkuar informacion se çfarë ka ndodhur, nuk na është dhënë asnjë ndihmë. Gjithashtu shteti shqiptar nuk pati asnjë reagim nga Ministria e Jashtme.

Publikimi i videos është bërë nga mediat greke , ku e vetmja që reagoi është Ministria e Punëve të Jashtme greke”, tha Kalaja.

Ky i fundit e ka cilësuar si një fenomen të frikshëm vrasjen e shqiptarëve në Greqi pasi statistikat në shtetin fqinj janë alarmante.

“Në Greqi janë vrarë rrëth 18 shqiptarë nga policia në burgje dhe kufi, dhe nuk ka një hetim të brendshëm, policia greke ka pushtet të pakontrolluar.

Avokati i popullit nuk ka të drejtë të rekomandojë në burgje ndërsa në Shqipëri e parashikon ligji që avokati të ushtrojë kontroll. Në Greqi policia ka të drejtë të pakufizuar, nuk kontrollohet nga avokati. Duhet të kishte një reagim dinjitoz nga pala shqiptare, së pari të ngushëllonte familjen, dhe së dyti të kërkonte hetim të plotë në Greqi.

Marin Nikollën e hodhën nga kati i dytë pasi e vranë, Ilia Karelin e vranë gardianët me metodën xhudo madje ia hoqën zemrën nga vendi.

Vrasjen e shqiptarëve në Greqi ata e quajnë diçka ordinere duke ia vendosur emrin larje hesapesh”.

Lidhur me masat që duhen marrë për të parandaluar këto raste, gazetari është shprehur se duhet që autoritetet greke të mbyllin burgun e Koridhalosit pasi sipas tij  ky është burgu më i frikshëm.

“Burgu i Koridhalosit është një nga burgjet më të frikshme, ose administrata është e paaftë ose i lejojnë vetë të ndodhin këto gjëra për larje hesapesh.

Ministria e Drejtësisë duhet të marrë masa urgjente që burgu i Koridhalos të mbyllet, dhe të evakuaohen të burgosurit.

Bashkëkombasit tanë duhet të mblidhen para ambasadës dhe të kërkojnë shpjegim dhe të drejtat e tyre”.

I pyetur me kompetencat që kanë konsullatat greke në Greqi.

Gazetari shprehet se ambasada shqiptare në Greqi duhet të reagojë me protesta të fuqishme si dhe të kërkojë një hetim të detajuar.

“Ambasada shqiptare në Greqi duhet të jetë dinjiotoze, të konsultohet me kryeministrin tonë, i cili nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh. Ambasada sqiptare duhet të reagojë fuqishëm me protesta, na duhet një reagim i fortë pasi shqiptarët e kanë varrin të hapur në shtetin grek.

Kryeministri ynë e quan Greqinë një aleat strategjik por aleat strategjik, quhet kur ke zero probleme me fqinjët, sepse ky rast është problematik, ne kemi një ligj të hapur lufte me Greqinë, këto janë çështje që kryeministri ynë duhet të diskutojë dhe të reagojë”-u shpreh gazetari Kalaja.

(B.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: Albert BakoAulon Kalajavrasja burg grekvrasjet ne burgjet greke
Pas

Pas ”fshesës” së diplomatëve, Gent Cakaj ‘hakmerret’ dhe me konsujt e nderit

Para

Video/ Përplasje mes Voltana Ademit dhe Lleshajt në Shkodër, Ardi Veliu ia lë fjalinë gjysmë

Para
Video/ Përplasje mes Voltana Ademit dhe Lleshajt në Shkodër,  Ardi Veliu ia lë fjalinë gjysmë

Video/ Përplasje mes Voltana Ademit dhe Lleshajt në Shkodër, Ardi Veliu ia lë fjalinë gjysmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

Programi bërthamor i Iranit, Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve të tyre!

​Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup

Përplasje mes Gjykatës së Lartë italiane dhe Qeverisë Meloni: Kritika të forta për dekretin e sigurisë dhe marrëveshjen me Shqipërinë

Ish-numri dy i kryeministrit spanjoll arrestohet për korrupsion, partia në pushtet në krizë, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, të paktën 20 viktima

Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori, thyhet rekordi nga viti 1962

Inaugurohet selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan

Presidenti Begaj në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Financimin e Zhvillimit: Shqipëria mbështet një sistem financiar global më gjithëpërfshirës

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.