05:25 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasjet në Shkodër/ Vetëdorëzohet në polici vjehrri i Fatbardh Licit, mori përsipër….

10:00 | 09/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasjet në Shkodër/ Vetëdorëzohet në polici vjehrri i Fatbardh Licit, mori përsipër….

Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës shtetasi Remzi Kulli, vjehrri i Fatbardh Licit, ky i fundit i vrarë në 10 gusht të 2018-ës.

Arsenali i armëve i gjetur në fshatin Luarës në një banesë të braktisur në Velipojë janë marrë përsipër pikërisht nga shtetasi Remzi Kulli, 57 vjeç nga Shkodra.

Katër ditë më parë gjykata e shkallës së parë vendosi “arrest me burg” për këtë shtetas. Arsenali i armëve që nga policia dyshoheshin se janë lënë nga Ibrahim Lici, shtetas i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali u morën përsipër nga Remzi Kulli i cili u vetëdorëzua.

Personi që ka marrë përsipër arsenalin e armëve të gjetura nga policia në Luarës të Velipojës ka deklaruar në gjykatë se 10 ditë para se të vritej dhëndrri i tij Fatbardh Lici i ka dërguar armët në atë vend bashkë me të. Mbrojtja kërkoi një masë më lehtësuese për shtetasin Remzi Kulli duke qenë se ka pranuar se armët janë të tijat por gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi “arrest me burg”.

Në 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion atje duke menduar fillimisht për ndonjë bazë droge. Policia nuk arriti që të identifikojë se kush ka qëlluar nga mjeti tip Golf pasi personat janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh.

Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Licit dhe banesa e tij ka të paktën 5 vite e braktisur. Pas kësaj bingoje rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Lici mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policies por para 4 ditësh shtetasi Remzi Kulli ka marrë përsipër autorësinë, i cili është vjehrri i Fatbardh Licit, xhaxhai i Ibrahimit.

Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motorçiklete. Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale por autori i vetëdorëzuar Remzi Kulli ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se armët janë aty që në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar./panorama

Etiketa: fatbardh liciremzi kullivjehrri i fatbardh licit
Pas

Pamje të rënda/Me thikë të ngulur në kurriz, 34-vjeçari del të pijë cigare në ballkon (Foto)

Para

Lotaria Amerikane/ Ambasada bën njoftimin me rëndësi për fituesit

Para
Dalin fituesit e Lotarisë Amerikane, ja ku mund ta kontrolloni

Lotaria Amerikane/ Ambasada bën njoftimin me rëndësi për fituesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.