Ish ministrit i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj ngjarjeve të rënda që po ndodhin në vend.
Sipas Manjanit vetëm dy muajt e fundit kemi një bilnac të frikshëm të vrasjeve në vend, të paktën një në muaj. Ai thekson më tej se shteti ka përgjegjësi të madhe për këtë situatë.
“Shteti nuk ka zgjidhje ende! As edukimi e as puna nuk gjenden më kollaj. Përgjegjësi e madhe kjo! Shtet i dështuar, pa dyshim!
Varfëria është një shkak, por jo një arësye bindëse për të vrarë! Ka të varfër gjithandej në botë, por nuk ka vrasje në familje kaq shumë!”, shkruan Manjani.
REAGIMI I PLOTË:
Çfarë dhune!
——
Na është bërë rutinë e përmuajshme tashmë të dëgjojmë një ose disa vrasje brenda familjes. Djali vret babain; vajza (trimja e shtëpisë) vret nënën; vëllai vret vëllanë për “çështje nderi”; kushërinjtë sakatosen me njëri-tjetrin; gratë, o zot gratë kalben në dru deri sa vdesin!!!!
Çfarë vendi! Çdo muaj ka të paktën një ngjarje të tillë! Edhe nëse shpëton ndonjë muaj pa ngjarje e plotëson muaji në vijim me më shumë të tilla.
Vetëm 2 muajt e fundit kemi një bilanc të frikshëm. Dy baballarë, një nënë, një grua dhe tre kushërinj u fshinë nga faqja e tokës. Barbari!
Kjo dhunë është primitive! Kompleset bazë Edipit dhe Elektrës shprehen në këtë formë. Marerial shkencor për të provuar teorinë e Frojd edhe pas 100 vjetësh…
Qytetaria është e goditur rëndë! Misioni i saj për të siguruar bashkjetesë të paqshme dhe në respekt të jetës së tjetrit është edhe më i goditur!
Shteti nuk ka zgjidhje ende! As edukimi e as puna nuk gjenden më kollaj. Përgjegjësi e madhe kjo! Shtet i dështuar, pa dyshim!
Varfëria është një shkak, por jo një arësye bindëse për të vrarë! Ka të varfër gjithandej në botë, por nuk ka vrasje në familje kaq shumë!
Motivet e vrasjeve nuk duken krejt të lidhura me varfërinë, por për “nder”! Pika nderit! Fisnikëri pa brekë në bythë nuk ka. Ky quhet thjesht budallëk.
Nëse nuk bashkjeton dot, ndahu civilisht si njeri! Vrasja është barbari.
Beteja ndërpolitike e majta me të djathtën, është një idiotësi politike. Beteja e vertetë është qytetaria me barbarinë.
Zoti na ruajt!
Sjellim në vëmendje që vetëm një ditë më parë djali 21 vjeçar në Bathore vrau babin dhe plagosi nënë pas një sherri banal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post