Pas vrasjeve kriminale të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës, policia ka shoqëruar 10 persona në polici dhe ka arrestuar në flagrancë 39 vjeçarin Blerim Beqiri, i cili qarkullonte i armatosur.
Siç njofton policia, 39 vjeçari banues në fshatin Oblikë të Shkodrës, qarkullonte me armë zjarri. Më pas policia në kontrollin e shtëpisë të tij ka gjetur edhe 370 fishekë luftarakë model 56. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë
Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore. Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim. Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër. Gjatē kontrolleve Policia arreston në flagrancë një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole.
Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale në D. V. P. Shkodër si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në nje lokal, këtij shtetasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
(J.D/Faxweb.al)