03:25 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasjet që tronditën Tiranën, të fortët e ‘’Rrugës Bardhyl” që janë ekzekutuar ndër vite

12:36 | 30/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasjet që tronditën Tiranën, të fortët e ‘’Rrugës Bardhyl” që janë ekzekutuar ndër vite

Më pak se pesë vjet më parë Tirana u trondit nga vrasje e një specialisti të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Edmond Dervishi, 50 vjeç, u qëllua për vdekje te hyrja e pallatit në 15 korrik 2013. Ai ishte vëllai i Gentian Dervishit, i vrarë 18 vjet më parë, në Tiranë.

Të dy ishin komshinj dhe kishin një lidhje farefisnore me Franc Konomin, personazh i njohur në Tiranë, i vrarë më 8 korrik të vitit 2010.

Duket se përtej miqësive, të paktën vëllain e Edmond Dervishit e kanë lidhur edhe armiqësitë e përbashkëta që Franc Konomi e Naim Zyberi kanë pasur me Gaz Muçën, “kapon” e Rrugës Bardhyl, i cili u vra në vitin 1992, shkruan Panorama. 

I dyshuari kryesor për vrasjen e Muçës ishte Naim Zyberi, që sipas Policisë pati dyshime të hershme që kishte bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, një ndër të cilët mund të ketë qenë edhe Gentian Dervishi.

Madje, si pas burimeve të rezervuara të Policisë në atë kohë, edhe vrasja e Dervishit në vitin 2000, pranë Shkollës së Kuqe, lidhej pikërisht me hakmarrjet që rridhnin nga armiqësitë e krijuara me djemtë e Rrugës Bardhyl.

Megjithëse pati disa të dyshuar për vrasjen e tij, asnjëherë nuk u arrit të vihej në pranga apo të burgosej asnjë person konkret për atë ngjarje. Pas konflikteve mes Gaz Muçës dhe Naim Zyberit, të dy të njohur si “të fortë” në zonat e tyre të influencës në kryeqytet, filloi edhe seriali i vrasjeve.

Franc Konomi u akuzua se kishte marrë pjesë në atentatin ndaj Gaz Muçës përkrah Naim Zyberit dhe më pas grupet nisën eliminimin e anëtarëve të grupeve rivale, ndërsa seriali vazhdoi për disa vjet.

Vrasje të bujshme

1.- Gaz Muça, i vrarë më 7 prill të vitit 1992, tre muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania. Në atë kohë dy grupet rivale në Tiranë ishin ato të Gaz Muçës dhe Naim Zyberit. Ky i fundit arrestohet pas vrasjes së Muçës dhe del nga burgu gjatë trazirave të ’97-ës

2.- Artur Grori, vritet me plumb në zemër para derës së shtëpisë më 2 korrik të vitit 1997. Për këtë vrasje akuzohet Naim Zyberi, i cili largohet më pas në Itali

3.- Në fund të vitit 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë dhe ekzekutohet në spital disa muaj pas vrasjes së Artur Grorit. Për vrasjen e Naim Zyberit, Prokuroria italiane akuzoi Arben Grorin, vëllain e Arturit, i cili ndodhet në burg në Shqipëri

4.- Taulant Muça i vrarë më 31 korrik të vitit 1998. Për vrasjen e tij akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Besnik Keta dhe Dorian Stafa. Prokuroria dyshon se Besnik Keta e ka vrarë Taulant Muçën për t’u hakmarrë për ekzekutimin e vëllait të tij, Fatos Keta

5.- Në vitin 1999 ekzekutohen me antitank Denis Gina dhe Medjan Shehu, teksa po udhëtonin me një fuoristradë të blinduar në Fushën e Druve në Tiranë. Për këtë vrasje u akuzuan Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati

6.- 8 korrik 2010 vritet Franc Konomi.

 

 

Etiketa: rruga Bardhylvrasjet
Pas

Elvana Gjata rikthehet në Shqipëri, intervista e saj e parë pas 3 vitesh

Para

E zë gjumi në klasë, 7 vjeçari me temperaturë ndërron jetë pas 24 orësh

Para
E zë gjumi në klasë, 7 vjeçari me temperaturë ndërron jetë pas 24 orësh

E zë gjumi në klasë, 7 vjeçari me temperaturë ndërron jetë pas 24 orësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.