Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia Shqiptare pasi dyshohet për vrasjen e një ndërtuesi, vitin e kaluar në Angli.
Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, fillimisht u mendua se John Woodward, 47 vjeç, ra nga një ndërtesë në Londër në prill të vitit 2018.
Por pas ekzaminimeve mjeksore u përcaktua se shkak i vdekjes kishin qenë goditjet e forta në kokë.
Po sipas medias britanike, thuhet se një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar për këtë vrasje. Ai u kap nga autoritetet shqiptare në qytetin e Durrësit të enjten, pas një kërkese ndërkombëtare për ekstradim.
22- vjeçari ndodhet në paraburgim, në pritje të ekstradimit.
(M.Q/Faxweb.al)