“I kërkojmë falje drejtësisë dhe popullit për ate që bëra!”. Kështu është shprehur para gjykatës së Fierit Lulëzim Demiraj, një prej grabitësve i cili qëlloi me armë tip kallashnikov ndaj Agur Vrenozit paraditen e të premtes. Mëgjesin e sotëm, rreth ores 09:05, janë shoqëruar për në ambjentet e gjykatës së rrethit gjyqësor Fier nën masa të rrepta sigurie tre autorët e grabitjes me pasojë vdekje të pikës së këmbimit valutor në pronësi të Gëzim Hoxhës, 43 vjecari nga Vajza e Vlorës, Lulëzim Demiraj, 37 vjecari Zini Fyraj nga Sevasteri i Vlorës dhe Dashamir Gergali 41 vjec nga Zhupani i Fierit.
Gjatë zhvillimit të seancës për caktimin e masës së sigurisë që u zhvillua me dyer te mbyllura, prokurori Andi Pogace ka kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të të arrestuarve dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në brug pa afat” ndaj tyre për veprat penale vjedhje me dhunë me pasojë vdekje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak.
Tre mbrojtësit e caktuar kryesisht janë shprehur se tre autorët e pranojnë fajin dhe ndihen të penduar. Gjyqtarja Matilda Shalla ka pyetur tre të arresuarit të cilët kanë kërkuar falje. I ndaluari Lulëzim Demiraj, ka deklaruar se është fajtor dhe se i kerkon falje drejtësisë dhe popullit. Pasi gjyqtarja Matilda Shalla ka dëgjuar palët ka vleresuar si të drejta kërkesat e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg pa afat” ndaj tre grabitësve.
Tre të ndaluarit Dashamir Gergali, Zini Fyraj dhe Lulëzim Demiraj grabitën të premten një pike të këmbimit valutor në qendër të Fierit, para gjimnazit Janaq Kilica. Në momentin kur po dhunonin pronarin e exchange, ka ndërhyrë një qyetar qe po kalonte aty pranë, Agur Vrenozi, i cili ka ndaluar një prej grabitësve. Ne këtë moment, Lulëzim Demiraj ka qëlluar me kallashnikov në kokë, duke i shaktuar plagën vdekje prurëse që i mori jetën. Më pas autorët janë larguar për në drejtim të fshatit Baltez ku edhe janë prangosur nga policia.
https://www.youtube.com/watch?v=nuiBeFzSEaA
(B,H/Faxweb)