Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin Gjini, i cili qëlloi për vdekje me thikë babain e dy fëmijëve të premten e kaluar.
“Ai ishte i pasur, ndërsa unë jam sëmurë”. Ka thënë në fjalë e tij Edvin Gjini gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e asnjë familjari.
Kryesuesja e trupit gjykues, Zamira Vyshka, vendosi të lërë në burg 38-vjeçarin Gjini. Autori i dyshuar pranoi krimin, por nuk shprehu pendesë.
Dëshmia e tij është dhënë në prani të avokatit të caktuar nga gjykata. Ndërkohë, gjatë gjithë seancës gjyqësore Gjini ka qenë shumë aktiv, duke pohuar ndër të tjera: “Ai ishte i pasur, më ngacmonte gjithnjë, prandaj dhe e vrava me thikë. Unë jam i sëmurë dhe mjekohem”.
Mbrëmjen e së premtes Edvin Gjini, i cili e ka pohuar edhe vetë se mjekohet pasi dyshohet se është konsumues i lëndëve narkotike, vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, babain e dy fëmijëve, Renald Pulaku.
Mes tyre ka pasur një sherr të vjetër për shkak të familjeve të tyre, të cilat janë konflikuar për një dyqan në lagjen ku edhe banojnë. Sherri mes prindërve kaloi te fëmijët dhe Gjini gjatë seancës gjyqësore ka pohuar se ka qenë gjithnjë Pulaku ai që e ka ngacmuar me fjalë deri në atë pikë se edhe e detyroi atë ta vriste. (S.SH/Shuplaka)