10:03 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau babë e bir në Elbasan, Gjykata jep vendimin për Etien Çanin

12:42 | 06/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau babë e bir në Elbasan, Gjykata jep vendimin për Etien Çanin

Ervis Bardhi dhe Etien Çani

Është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për Etien Çanit në Gjykatën e Elbasanit. Çani akuzohet se ka vrarë babë e bir në gusht të 2012 në qytetin e Elbasanit. Masa u zhvillua në kushte të rrepta sigurie.

Çani u ekstradua mëngjesin e sotëm nga Italia. Çani dhe Beqiri kanë qenë miq mes tyre, dhe kjo ka bërë që ai të hyjë me lehtësi në banesën e 40-vjeçarit dhe ta ekzekutojë atë, pa u pikasur as nga efektivët e policisë që e ruanin Beqirin, pasi ishte në masën e arrestit të shtëpisë.

Përveç Çanit për vrasjen e dy personave dyshohet dhe shtetasi Ervis Bardhi, 38 vjeç, nga Kavaja e banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit.

Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar me tre plumba teksa ishte duke fjetur në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit.

Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ekzekutorët e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen.

Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Prej disa kohësh, 40-vjeçari Gentjan Beqiri ishte në “Arrest shtëpie” për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca.

Për vrasjen e babë e bir, Policia e Elbasanit pati arrestuar në atë kohë Florenc Çapjan dhe A.J.. Por disa ditë më pas, Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu njërin prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit.

Çapja u la i lirë për mungesë provash.

(K.H/Faxweb.al)

Pas

“Nuk agjëroi, përdhunonte një adoleshente dhe vishej si bari”/ Zbulohen detaje nga ditët e fundit të liderit të ISIS

Para

“U bë ai të dalë kundra nesh”, Berisha plas ‘bombën’: Atentati ndaj Ndojës u përgatit në një takim mes Braçes, kryebashkiakut socialist dhe një të kërkuari për vrasje

Para
“Ishte në mbrojtje ekstreme prej 10 ditësh nga Policia”, Berisha plas “bombën”: Atentati për Kepin e Rodonit

"U bë ai të dalë kundra nesh", Berisha plas 'bombën': Atentati ndaj Ndojës u përgatit në një takim mes Braçes, kryebashkiakut socialist dhe një të kërkuari për vrasje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec? Makina e tij e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë

Kapet ‘mat’ duke shitur doza kokaine në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

Alarm në Melbourne, makina përplaset në një qendër tregtare të mbushur me njerëz

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del para gjykatës në Londër

Osmani: Kosova është e vendosur për kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë

Krimi godet sërish në Meksikë, një tjetër Kryebashkiake dhe bashkëshorti i saj qëllohen për vdekje jashtë shtëpisë

Sulmi më i egër i Rusisë mbi Kiev nga 2022, 21 të vdekur

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.