Ka dalë dëshmia e të riut që vrau bashkëmoshatarin e tij në Durrës.
17-vjeçari Devi Lala e ka pranuar krimin e kryer dhe ka rrëfyer dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë.
Ai thotë se me Anxhelon është ndeshur në lagje dhe gjithçka ka nisur për shkak të një shikimi.
”U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau.
I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova.
Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëritjetrin”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje. Adoleshenti që humbi jetën, Anxhelo Gjokazaj, ishte nxënës në shkollën profesionale “Hysen Çela”, ndërsa 17- vjeçari, Devi L., i cili e qëlloi me thikë, mësohet se është nxënës në shkollën “Naim Frashëri”.
(E.K/FAXWEB)