Gjykata e Kriemve të Rënda ka vendosur “Burg përjetë” për Sadetin Sulën i cili vrau bashkëshoretn Suela Sula në ambjentet e mobilerisë së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 18 prill të 2016 në Shkodër. Suela Sulaj u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë ku ishte bashkëpronare me të shoqin.
Sadetin Sula e mbyti me duar të shoqen në një tjetër hapësirë të mobilerisë dhe më pas e futi në tualet, duke u munduar që ngjarja të dukej si vetëvrasje.
Por ekspertiza mjeko – ligjore e kryer në morgun e spitalit rajonal të Shkodres hodhi poshtë dyshimet se gruaja i kishte dhënë fund jetes.
HETIMET
Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës.
Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij. Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik, që përputhet me të arrestuarin.
I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin. Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë.