05:15 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vrau bashkëshortin dhe u vetëhelmua, fqinja e autores rrëfen: Fatbardha më kërkoi të…

09:44 | 22/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau bashkëshortin dhe u vetëhelmua, fqinja e autores rrëfen: Fatbardha më kërkoi të…

E fundit që është takuar me Fatbardha Torrën, përpara se ajo të përfshihej në një konflikt me bashkëshortin e saj, që do të përfundonte tragjikisht, ka qenë fqinja e 23-vjeçares.

Në dëshminë e saj zbardhur nga një gazetë e përditshme, fqinja e marrë në pyetje ka rrëfyer se me Fatbardhën shkonin shumë mirë. Atë ditë ishte takuar me të për t’i mbajtur të bijën 3-vjeçare ndërkohë që djali i vogël flinte dhe Fatbardha merrej me punët e shtëpisë.

Ajo shprehet se atë ditë, 23-vjeçarja ishte e qetë dhe nuk dyshoi për asgjë, nuk dëgjoi as zhurma, apo të bërtitura deri sa erdhi vëllai i bashkëshortit të saj, Erzenit që i tregoi se ç’kishte ndodhur.

Me Fatbardhën ishim fqinje. Kemi kaluar mirë së bashku dhe ajo ma ka besuar vajzën e vogël herë pas here kur i duhej të largohej nga shtëpia. Ishte pasdite kur ajo ma solli vajzën. Më kërkoi të kujdesesha pak për të, sepse duhet të bënte disa punë. Djalin e kishte në gjumë dhe kuptohet përfitonte nga ajo pak kohë që të bënte punët e shtëpisë dhe të merrej me lopën.

M’u duk e qetë dhe nuk dyshova për asgjë, pasi gjithmonë e ndihmoja kur mundesha. Nuk ishte hera e parë që vajzën ma linte mua. Shkonim shumë mirë. Nuk kam dëgjuar as zhurma, asgjë, deri kur erdhi vëllai i Erzenit i gjeti pa jetë dhe dha alarmin për çfarë kishte ndodhur.

Vajza luajti gjithë pasditen. Fatbardha po vonohej për të ardhur për ta marrë, por mendova se mos kishte shkuar nga tokat, që janë rreth dy orë larg. Nuk e mendova kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë. Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin, nuk di të kenë pasur konflikte”, është shprehur ajo. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: komshiakrim ne familjePogradecrrefim
Pas

Italianët i vënë flakën 500 kilogramëve drogë nga Shqipëria me vlerën e tregut 5 milionë Euro

Para

Modelet e flokëve për meshkuj sipas formës së fytyrës (FOTOT)

Para
Modelet e flokëve për meshkuj sipas formës së fytyrës (FOTOT)

Modelet e flokëve për meshkuj sipas formës së fytyrës (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.