Klodian Calamani është 38-vjeçari i tmerrshëm i Fierit që ditën e sotme rrëmbeu dhe groposi një fëmijë 8 vjeç.
Autori, i vënë në pranga tashmë, mësohet se nuk është hera e parë që rrëmben fëmijë, pasi dhe më herët ka rrëmbyer një vajzë por fatmirësisht nuk e ka vrarë.
Fati ishte tragjik për 8-vjeçarin që u rrëmbye sot në mëngjes në orën 09:00, pasi mbrëmjen e sotme, vogëlushi është gjetur i pajetë.
Ishte nëna e fëmijës ajo që denoncoi moskthimin e 8 vjeccarit në shtëpi dhe pas kontrollit të familjarëve në shtëpinë e 38 vjecarit ëshë bërë e mundur gjetja e të miturit.
Fatkeqësisht, i mituri u gjet i vrarë dhe i groposur në baltë, pasi ccmenduria e monstrës Klodian Calamani nuk njeh limite.
Autori i ngjarjes është vënë në pranga, mirëpo i njëjti person ka histori të përsëritur me rrëmbimet. Në vitin 2012, Calamani së bashku me një shok kanë rrëmbyer një 16 vjeccare, e cila fatmirësisht nuk është vrarë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe Policia e Shtetit:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.
(E.H/Faxweb.al)