Është ekstraduar nga Britania e Madhe 35-vjeçari Granit Shehu, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri, pasi ka vrarë kushëririn e tij Milazim Shehu në vitin 2015.
34 vjeçari vrau me thikë djalin e xhaxhait të tij, Milazim Shehun në zonën e Bathores dhe më pas arriti të arratisej duke i shpëtuar përkohësisht dënimit përjetë në Shqipëri.
Mediat britanike bënin me dije se Policia ka qenë prej kohësh në kërkim të Granit Hoxhës dhe dyshohet se shqiptari ka pasur lidhje të forta në ishull me Londër, Eastbourne, Leeds apo dhe Midlandsin Perëndimor.
Gjithsesi Policia kishte kërkuar gjatë kërkimeve dhe ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e shqiptarit, dhe arrestimin e tij në muajin Shkurt të këtij viti, ndërsa sot finalizohet dhe ekstradimi.
Njoftimi i policisë:
Kapet në Londër një tjetër i kërkuar për vrasje, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.
Ekstradohet nga Londra 35-vjeçari nga Kukësi, i dënuar me 16 vite burg për vrasje.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Granit Shehu, 35 vjeç, lindur në Kukës.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Granit Shehu në vitin 2015 në Kamzë në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse shtetasin M. Sh.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester/Britani e Madhe, u bë i mundur arrestimi i tij në Britani të Madhe, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
(E.K/Faxweb.al)