Ditën e sotme Durrësi u trondit nga krimi në familje. Leo Nika vrau brenda në banesë me çifte dy prindërit e tij, Ali dhe J.Nika.
Sipas fqinjëve, 29-vjeçari Leo Nika, kishte disa kohë që ishte kthyer nga Italia, dhe ishte një djalë i shoqërueshëm, por kohët e fundit vuante nga një gjendje depresive, dhe pothuajse nuk fliste fare.
“Ne dëgjuam vetëm krismat. Djali ishte papunë, sapo ishte kthyer nga Italia. Kishte kohë që erdhi nga Italia, gati 1 vit. Prindërit i kishte pensionistë. Takoheshim çdo ditë në mëngjes. Ai ishte burrë i urtë, edhe djalin e njihja, të mirë ishin”, rrëfejnë fqinjët për “News 24”.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post