23:36 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau gjyshen në banesë, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit: Nuk kam shkuar mirë me të që prej vdekjes së tim eti

09:19 | 28/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau gjyshen në banesë, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit: Nuk kam shkuar mirë me të që prej vdekjes së tim eti

Është zbardhur dëshmia e të riut Redmond Gruda që vrau gjatë ditës së djeshme në Durrës gjyshen e tij, dhe më pas telefonoi urgjencën duke thënë që ishte e sëmurë.

21-vjeçari pranon autorësinë e krimit duke thënë se ka pasur një konflikt gjatë ditës së djeshme me gjyshen e tij, dhe në gjaknxehtësi e sipër ka goditur gjyshen e tij. Sipas policisë i riu ka tentuar që të fshehë provat në banesë.

‘’Gjyshen e godita në gjaknxehtësi e sipër. Kisha debate të vazhdueshme me të, që kur më ka vdekur babi nuk kemi shkuar mirë me të”, është shprehur i riu përpara hetuesve.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se i riu ka qenë përdorues droge, dhe se sherri ka nisur në momentin kur e moshuara nuk i ka dhënë para për të blerë lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetësja F.Sh. 81 vjeçe.

Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R. G, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Parakalimi i gabuar/ Aksident në Lezhë, 1 i plagosur (FOTO)

Para

Superaksion në SHBA, arrestohen 105 persona. Mes tyre dhe shqiptarë

Para
Superaksion në SHBA, arrestohen 105 persona. Mes tyre dhe shqiptarë

Superaksion në SHBA, arrestohen 105 persona. Mes tyre dhe shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.