16:29 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau gjyshin se e “stresonte”, policia zbardh ngjarjen, arreston 17-vjeçarin dhe 3 persona te tjerë

11:47 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto/ Nipi vret gjyshin dhe del si ‘shpëtimtari’ i tij, si inskenoi grabitjen (E kishte rritur që foshnje)

Policia e Vlorës ka arrestuar 17 vjeçarin me iniciale V.K si autor të dyshuar të vrajses së gjyshit të tij. Po ashtu në flagrancë janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë.

“Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku i moshuari 69-vjeçar u dërgua në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, me pretendimin se u gjet i gjakosur nga nipi i tij, bëjmë me dije se:

Policia e Vlorës pas hetimeve intensive, ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i krimit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së viktimës është konstatuar një predhë armë zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vdekjen e të moshuarit.

Gjithashtu, shërbimet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, tip pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur në një pusetë afër banesës me qëllim për të fshehur gjurmët.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët dyshohen se i kanë shitur armën e krimit autorit të ngjarjes, shtetasit L.M, 17 vjeç, F.Xh, 16 vjeç dhe M.A, 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga Policia për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.”- njofton policia.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, 17-vjeçari mësohet se është shprehur: ‘E vrava se më nxinte jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot’.(Lexo këtu)

(M.Q/Faxweb.al)

 

Etiketa: gjyshinipipoliciavlore
Pas

Vdekja e 36-vjeçares në Sanatorium nga AH1N1, flet shefja e Reanimacionit: Erdhi me shenja gripi…

Para

Emrat+ Fotot/ Morën pjesë në protestën e opozitës, policia procedon 8 persona

Para
Gazlotsjellës dhe flakë në protestë, situata kaotike para Kuvendit, Basha qytetarëve: Eja mblidhuni këtu

Emrat+ Fotot/ Morën pjesë në protestën e opozitës, policia procedon 8 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Delvinë/ Zjarret kthehen në rrezik për banorët, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave

Franca, Britania dhe Gjermania zhvillojnë takim në Stamboll me Iranin për bisedimet bërthamore

Akuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj kalon për gjykim në GJKKO për dosjen “Buka”

Anesti jetoi në heshtje, vdiq në dhimbje- Kryeplaku: E qëlluan në syrin tim, nuk kishte më jetë në shtëpinë e tij

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.