Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit me burg për Ruzhdi Tosunin, i cili vrau gruan e tij në biznesin e familjes.
Tosuni ka thënë në gjykatë se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të momentit, dhe se ai ishte penduar për krimin që kishte kryer.
Babai i tre vajzave u ka kërkuar ndjesë atyre, që i mori jetën nënës 59-vjeçare.
”Ishte një konflikt i çastit, për shkak të borxheve që kemi pasur, se kemi rritur tre fëmijë, dy prej vajzave i kemi sot doktoresha, u kërkoj falje atyre për atë që kam bërë”, është shprehur Tosuni në Gjykatë.
Në ditën e parë kur ndodhi krimi, një nga versionet për ngjarjen ishte ai se Tosuni ishte lidhur me dikë tjetër, të cilës i kishte blerë dhe shtëpi, dhe për këtë shkak ishte futur në borxhe.
Për të shlyer ato, Ruzhdiu kishte kërkuar që të shiste dyqanin, gjë që nuk ishte pranuar nga ana e Hajdijes, që më pas solli dhe krimin e rëndë.
Gjatë konfliktit gruaja kishte tentuar që të kërkonte ndihmë jashtë dyqanit, por goditja me levë në kokë ndaj saj rezultoi fatale.
(E.K/Faxweb.al)