Është zbardhur vrasja e një shtetaseje nga bashkëshorti i saj në Janar të vitit 2017 në Fier.
Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërkohë që është proceduar penalisht edhe mjeku i qendrës spitalore në Patos për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Mjeku nuk e ka raportuar rastin as në Polici dhe as në Mjekësinë Ligjore.
Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, kanë arritur të sigurojnë prova dhe kanë ndaluar shtetasin Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.
Vdekja e gruas ishte dokumentuar si natyrale, ndërkohë që hetimet kanë zbuluar të kundërtën.
“Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.
Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës Shëndetësore në Patos, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore”, thuhet në njoftim.
(E.K/FAXWEB)