Pas një viti e gjysmë nga vrasja e gruas së tij, Arben Rexha ka pranuar krimin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 31 janar të 2016-ës, kur 32-vjeçari ka vrarë me thikë gruan e tij 25-vjeçare Elidona Demiraj në Jessop në Graham Street, Islington, në veri të Londrës.
Fqinjët e tyre kanë rrëfyer në gjykatë tmerrin që kanë përjetuar mesnatën e vonë kur ndodhi ngjarja.
Ata shprehen se dëgjuan “britma” dhe një “goditje e fortë “, para se Demiraj u gjet me plagë të rënda.
Mediat britanike shkruajnë se mjekët u përpoqën ta shpëtonin, mirëpo e reja u shpall e vdekur që në vendngjarje.
Pas vdekjes së 25-vjeçares, fqinjët mbajtën një rojë jashtë banesës e saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës paguan 3,000 euro që trupi i saj të dërgohej në Shqipëri, shkruan gazeta Funksional.
Në seancën e sotme gjyqësore, duhej të jepej dënimi për Rexhën. Mirëpo gjyqtari e shtyu dëgjimin për gjashtë javë të tjera për të lejuar përgatitjen e një raporti të mëtejshëm psikologjik.
“Unë mund të dënoj vetëm në bazë të çështjeve që janë rënë dakord ose provuar. Por ne do iu dëgjojmë me 20 tetor, pra duhen dhe 6 javë kohë.
Po të kisha pushtetin për të prishur të kaluarën, do ta ushtroja atë çdo ditë të jetës sime. Askush nuk sugjeron që ju të mos keni problemet tuaja, ne e kuptojmë të gjithë këtë. Por ne duhet të zbatojmë ligjin”, janë fjalët e gjyqtarit. (D.D/Shuplaka)