Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35-vite burg Ferdinand Rukon, pasi e ka gjetur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij. Prokuroria ka kërkuar burg të përjetshëm për të, mirëpo Ruko ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Familjarët e viktimës thonë se dënimi është një turp. Ngjarja ka ndodhur në 3 dhjetor 2016 në lagjen “Kryengritja të Fierit”, në qyetin e Fierit. 52-vjeçari pas një debati e kishte zhveshur viktimën dhe e kishte futur në banjo, ku dhe kishte ushtruar dhunë makabre.
Më pas e ka shtyrë nga dritarja e katit të katërt të apartamentit. 42-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve ka gjetur vdekjen pak minuta pasi është nisur drejt spitalit rajonal të Fierit.
Dhuna ndaj 42 vjecares kishte qënë sistematike. Vetëm një muaj para se të gjente vdekjen tragjike nga bashkëshorti i saj Liljana Rukaj ishte dhunuar sërish. Më 4 nëntor kishte qenë rasti i fundit i dhunës për të cilën ajo kishte kërkuar ndihmë.
Gjykata e Fierit kishte dhënë urdhër mbrojtje për 42- vjeçaren, kujdestarinë e 2 fëmijëve si edhe shtëpinë, ndërsa bashkëshorti i saj duhet të ruante distancë 2 metër largësi dhe të paguante pension për dy fëmijët.
Por, ky vendim nuk iu përcoll as policisë, as përmbarimit dhe as Shërbimit Social.
Mosekzekutimi i urdhrit të mbrojtjes solli dhe ngjarjen tragjike që tronditi mbarë opinionin.
(E.K/SHUPLAKA)