22:10 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau ish-gruan dhe ish-kunatin në Mirditë, vetëvritet Fatmir Koleci

18:28 | 27/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet dinamika e krimit të dyfishtë në Mirditë, atentatet e mëparshme, dënimet dhe sherri për fëmijët (Fotot e viktimave)

Esmeralda dhe Edison Filopati (Viktimat)

Dy ditë pas vrasjes së ish- bashkëshortes dhe ish- kunatit, burime për Fax News bëjnë me dije se autori Fatmir Koleci ka vrarë veten në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës

Forcat RENEA ndodhen në vendngjarje, pasi kishin informacione se ai ishte fshehur në Zejmen, ndërsa burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se ai ka vrarë veten

Gazetarja Denisa Mahmutaj raportoi më herët se 46-vjeçari iu ka zënë pritë dy viktimave në derën e shtëpisë, Esmeraldës dhe Vledisonit pasi ky i fundit kishte shkuar për të marrë nga puna të motrën, e cila kishte nisur punë si shitëse në një nga marketet e qytetit të Rrëshenit.

Vledison Filopati kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe punonte si emigrant, ndërkohë që mbeti viktimë nga ish-bashkëshorti i motrës së tij, i cili kishte kryer dhe 15 muaj burg për dhunë në familje.

Martesa e Esmeralda dhe Fatmir Kolecajt ishte shoqëruar vazhdimisht me probleme, ndërsa dëshmitare të dhunës së vazhdueshme që ushtrohej ndaj së ëmës kanë qenë dhe tre vajzat e mitura të çiftit.

Pas divorcit të prindërve të tyre, Gjykata kishte vendosur që tre vajzat të qendronin me nënën e tyre, gjë që nuk është pranuar asnjëherë nga ana e Kolecajt, i cili pas problemit edhe me alkoolin, duket se ka ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Precedentët e dhunës në familje, dhe 15 muaj burg për Kolecajn

15 muaj burg për dhunë në familje, nuk e kanë bërë të reflektojë aspak 46-vjeçarin Fatmir Kolecaj, i cili qëlloi dje për vdekje ish-bashkëshorten e tij Esmeralda Filopati dhe të vëllanë e saj Vledison Filopati.

Gjithçka ndodhi në banesën e dy të rinjve që u ekzekutuan mizorisht, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme tre vajza të vogla nuk do ta shohin më të ëmën e tyre, për shkak se i ati ua vrau.

Kolecaj ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 15 muaj burg, në një vendim të dhënë në 15 Janar të 2018-tës, për akuzën e dhunës së familjes dhe armëmmbajtjes pa leje.

Në vendimin e Gjykatës asokohe, thuhej se duke iu referuar deklarimeve të së dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortorë të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më pare në Polici për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në Polici, është ai i orës 16:00, të datës 12.07.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë ka filluar ta godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marre një tub gome dhe me të e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit për rreth një orë.

E dëmtuara, Esmeralda Kolecaj (Filopati) ka mundur të telefonojë babain e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar Policinë. Në këtë moment i pandehuri ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje te organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes se tij i ka thënë: “Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”.

Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

Por megjithë arrestimin, burgun, dhe divorcin, Fatmir Koleci nuk e pranoi dot që ish-bashkëshortja e tij të vijonte jetën e saj, dhe mbrëmjen e djeshme pas një sherri që ka shkaktuar në oborrin e familjes Filopati, iu mori jetën dy të rinjve, motër e vëlla.

Pas ngjarjes ai arriti tia mbathte, ndërkohë që policia e Rrëshenit kërkoi ndihmën e forcave RENEA për kapjen e tij, që derimë tani nuk ka mundur që të realizohet.

Policia e Shtetit ka publikuar foton e Fatmir Kolecajt , i cili është i dyshuar kryesor për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mirditë, ku humbi jetën ish-bashkëshortja e tij Esmeralda Filopati, dhe vëllai i saj Vledison Filopati.

Policia ka vënë 5 milionë lekë të reja në dispozicion për këdo që jeo informacione mbi Kolecajn, ndërkohë që po vijon krehja e zonës.

Fatmir Kolecaj

Njoftimi i policisë;

Vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

(E.K & F.GJ/ FAXWEB.AL)

Etiketa: esmeralda filopatifatmir koleciVETEVRITET FATMIR KOLECIVLIDISON FILOPATI
Pas

Kundër Amerikës dhe ‘konflikti’ në koalicion, Albin Kurti lajmëron konferencën e jashtëzakonshme

Para

Adrola Dushi në një lidhje me kandidatin për deputet?

Para
Adrola Dushi në një lidhje me kandidatin për deputet?

Adrola Dushi në një lidhje me kandidatin për deputet?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.