Gjykata për Krime të Rënda la në burg autorin e dyshuar të vrasjes së Lirie Xhepës, Dashamir Xhepën, rreth dy javë më parë.
Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime me persona të tjerë që mund të kishte kunata e tij.
Ndryshe nga sa u tha fillimisht Dashamir Xhepa ka mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur lidhje me kunatën e tij.
Kujtojmë se nëna e katër fëmijëve u vra me armë. Ajo ishte e ve, ndërsa hetimet nuk përjashtojnë mundësinë që krimi të ketë ndodhur për shkak të një lidhje jashtëmartesore të saj.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post