Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest me burg” Admir Delaj, 43-vjeçarin i cili vrau me armë gjahu administartorin e Njësisë Kotë në Selenisë, Fatmir Hodajn, pas një debati midis tyre.
Admir Delaj e qëlloi dy herë me çifte 64-vjeçarin duke e lënë të vdekur, pas një debate për arsye politike midis tyre.
Si ndodhi ngjarja:
Burime bëjnë me dije se sherri mes Hodos dhe autorit të vrasjes Admir Delaj ka nisur fillimisht për arsye politike, dhe më pas ka degjeneruar, duke i përmendur njëri-tjetrit dhe familjarët.
Mes të dyve ka pasur dhe debate të hershme për një gardh, para disa vitesh kanë pasur nje debat për shtyrjen e një gardhi në tokat bujqësore. Konflikt që është zgjidhur asokohe.
Të premten e djeshme, teksa ishin duke konsumuar një kafe në ambientet e lokalit, mësohet se autori i ka kërkuar llogari viktimës se pse ky i fundit nuk ka këmbëngulur për ta bërë Gumenicën pjesë të 100 fshatrave.
Gjatë konfliktit për tema politike debati ka gjeneruar në ofendime për familjet e secilit. Burime bëjnëme dije se viktima i ka përmendur divorcin autorit, ndërsa ky i fundit ka shkuar në makinën që e kishte pak metra larg lokalit, ka marrë armën dhe ka qëlluar në një distancë të afërt mbi viktimën.
Gjatë dëshmisë dhënë për efektivët e policisë autori ka pranuar se e ka kryer krimin ne gjakënxehtësi.
“Isha i pirë”, mësohet të ketë thenë ai para policisë. “Kemi bërë fjalë dhe une u nxeha”.
Sa i përket mbajtjes së armës Delaj është shprehur: E mbaja për gjah, do ikja për gjah ndaj e kisha në makinë.
Theksojmë se arma e tij çifte me të cilin qëlloi mbi Hodon, ka qenë me leje.
(M.Q/Faxweb)