Genci Koreta, 39 vjeç, dhe Jorgji Koreta, 64 vjeç, janë viktimat e krimit në familje që tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme.
Mësohet se shtetasi Genci Koreta ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, Jorgji Koreta dhe e ka qëlluar për vdekje pas një konflikti për arsye banale.
Pak minuta më vonë, ai ka qëlluar dhe veten e tij, duke humbur jetën po ashtu në vend. Kane qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë.
“Bëhet fjalë për ngjarje të rëndë ku nipi ka vrarë xhaxhain e tij dhe më pas veten. Pritet që grupi hetimor të sqarojë të gjitha detajet. Në banesën e shtetasit Jorgji Koreta janë gjetur të pajetë ky i fundit dhe nipi i tij. Dyshohet se pas një konflikti për arsye banale, 39 vjecari ka shkuar në banesën e xhaxhait dhe e ka qëlluar për vdekje. Pak minuat më pas ka qëlluar dhe veten. Nuk ka informacion për konflikte të mëparshme. Dyshimet janë për njëe konflikt të castit. Policia ka bërë dhe sekuestrimin e armës së krimit, një armë gjahu që është gjetur pranë dy trupave. Të dy këta shtetas kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ka pasur të tjerë familjarë në banesë, të cilët kanë raportuar ngjarjen. Presim të tjera informacione”, raportoi gazetarja e Fax News nga Vlora, Afrovita Hysaj.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post