20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca i cili akuzohet së bashku me shokun e tij se vranë studenten greke Eleni Topaloudi në Rodos të Greqisë duke e goditur me shufër hekuri për ta hedhur në det më pas, thotë se ai është i pafajshëm.
Ai ka folur për televizionin grek “Skai” nga qelia në burgun e Grevenas ku e vetmja gjë që ka thënë është se ai është i pafajshëm.
Në deklaratat e tij është i rezervuar, por pretendon se nuk ka gisht në krimin e rëndë.
“Nuk dua të them asgjë tjetër për momentin. Jam i pafajshëm, kjo është ajo që dua të them tani” është shprehur ai në një lidhje telefonike.
20-vjeçari shqiptar ndodhet në të njëjtën qeli me bashkëpunëtorin e tij të dyshuar, grekun Manolis Koukouras 21 vjeç. Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë dhunuar për vdekje dhe më pas hodhën trupin në det të studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi.
Luca dhe Manolis Koukouras pranojnë të dy përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që qëlloi me hekur në kokë studenten dhe që më pas mori vendimin për të hedhur trupin në det. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post