Tre ditë pas vdekjes së 17-vjeçarit shqiptar Pandi Lavdari, policia italiane ka zbuluar dëshminë e agresorit italian.
Simone Maddaluni, ka thënë para gjykatësit se e ka qëlluar të riun shqiptar, pasi kishte frikë nga se kishte frikë nga një konfrontim i mundshëm me të.
e 19-vjeçari italian, ka treguar se ata kishin patur një zënkë ditën e diel në mëngjes pas daljes nga një diskotekë, mirëpo sherri ka vijuar edhe të nesërmen.
Maddaluni është shfaqur i penduar në gjykatë, ku është shprehur se Pandi Lavdari i kishte thënë se do ta rrihte sa herë ta shikonte.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Stradela të Italisë. Pandi Lavdari, i cili u plagos pasditen e të hënën me thikë nga një 19-vjeçar italian, Simone Madaluno, ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra. Mësohet se shqiptari dhe italiani pëlqenin të njëjtën vajzë.
Konflkti mes dy të rinjve ka nisur mbrëmjen e së djelës në një diskotekë, mirëpo ata e kanë vazhduar atë edhe gjatë pasdites së djeshme.
Të rinjtë kishin lënë një takim për t’u sqaruar, ku u përleshën me njëri-tjetrin, derisa italiani nxori thikën dhe e qëlloi shqiptarin në kraharor. Pas ngjarjes, italiani është arrestuar.
Sipas mediave italiane, miqtë e tyre tregojnë se ata janë konfliktuar edhe herë të tjera. (D.D/Shuplaka)