Është zbardhur identiteti i kufomës së dekompozuar që u gjet dje në qytetin e Fierit, si dhe është arrestuar autori i ngjarjes.
Shtetasi që u gjet i vrarë është identifikuar si Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier.
Ndërkohë nga ana e organeve hetimore është bërë e mundur identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.
Familjarët janë shprehur se Albert Zekaj ka qenë personi i fundit që ka takuar Beqirajn. Vetë autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është shpërngulur drejt Tiranës ku ka jetuar me miq të tjerë. Dje gjatë marrjes në pyetje Zekaj i ndodhur përballë fakteve ka pranuar autorsinë dhe ka treguar vendin se ku ndodhej trupi.
Nga verifikimet që ka kryer Prokuroria Beqiraj ishte i punësuar në një servis makinash. Autori ka thënë se nuk e mban mend se pse e ka vrarë mikun e tij, madje shprehej i habitur se pse ka shkuar në këtë pikë situate. ‘’Jam i turbullt, trupin e kam fshehur në Daullas”, është shprehur dhe Zekaj.
Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.
Zekaj u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.
Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.
Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.
– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;
– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.
(E.K/FAXWEB)