11:00 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau nënën birësuese, e liruara nga burgu dje: Dua të takoj babanë që më rriti, por…

11:09 | 15/01/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Gjitha
0
Vrau nënën birësuese, e liruara nga burgu dje: Dua të takoj babanë që më rriti, por…

Anila Angjo, është një nga 9 gratë që lanë qelitë e burgut 325 në kryeqytet, pasi përfitoi nga amnistia. Ndryshe nga të dënuarat e tjera, që liria iu dha gëzim dhe i ktheu në gjirin e familjes, për Anilën e shtuna e 14 janarit, solli trishtim.

Vajza që 7 vite me parë, vrau nënën e saj birësuese në shtëpinë e tyre në Pogradec, pas një debati të ashpër mes te dyjave, ka mbetur e vetme në mes të katër rrugëve dhe në mëshirë të fatit. Prej ditës që kreu krimin e rëndë, Anila u braktis edhe nga babai birësues, një ish-ushtarak, për të cilin ajo thotë që nuk di nëse jeton më.

Ajo thotë se 7 vitet e qëndrimit prapa hekurave ishin një ferr i vërtetë për të. Anila gjeti pak ngrohtësi vetëm nga stafi i burgut, si dhe disa shoqata kristiane që u kujdesën për të duke i dhuruar rroba. Por, nuk kishte kujt t’i bënte qoftë dhe një telefonatë, dhe askush nuk e takoi atë qoftë dhe një herë të vetme. Me lot në sy Anila tregon se prindërit e saj të vërtetë nuk i njohu kurrë, ndërsa familjen që e birësoi që kur ishte dy vjeç, e shkatërroi në momentin kur një moment depresioni, qëlloi për vdekje nënën.

E penduar thellësisht për krimin, Anila bën thirrje babait birësues, që nëse jeton ende, të pranojë të takohet me të, edhe pse e di që kurrë nuk do të marrë falje prej tij. Teksa kapërcen dyert e burgut të grave, mes përqafimesh me stafin e burgut, Anila Angjo i bën thirrje institucioneve që ta ndihmojnë për një strehë ku të fusë kokën, dhe një punë për të siguruar bukën e gojës. Dy netët në vijim Anila do të strehohet në Pogradec në një shoqatë kristiane, e mandej fati i saj, nuk dihet si do të shkojë, raporton një portal online. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: amnistiavrau nenen biresuese
Pas

Trafikoi në bashkëpunim 2.4 ton drogë drejt Italisë, pranga të shumëkërkuarit në Tiranë

Para

”Vjedhja” pushton Beratin, pesë të arrestuar vetëm në një ditë

Para
”Vjedhja” pushton Beratin, pesë të arrestuar vetëm në një ditë

''Vjedhja'' pushton Beratin, pesë të arrestuar vetëm në një ditë

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.