Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 54 vjeçarin Nesim Demollarin, i cili akuzohet se vrau nënë e tij.
Mirëpo para trupit gjykues Demollari nuk e pranoi krimin. Ai i përgënjeshtroi akuzat e prokurorit, duke u shprehur se e ka gjetur nënën në korridor pa sghenja jete. Gjithashtu ka treguar se është kujdesur për të pasi ajo vuante nga skleroza.
“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni jo Nesim. Dilte nga shtëpia vete, ishte me skleroze,binte dhe rrëzohej vetë. E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë.
E çova në dhomë. I shërbej prej vitesh. Kishte renë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë,vdiq vetë. Pasi vdiq mora vëllane në tel.Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm. Të gjykohem i lirë. Dua të punoj,se nuk kam të ardhura.”,- mësohet të ketë dëshmuar ai, para palës gjykuese.
Ndërkohë në Gjykatë kanë dëshmuar edhe fqinjët e viktimës të cilët janë shprehur se Nesim Demollari e ka goditur nënën e tij për vdekje.
(B.K/ FAXWEB.AL)