Një 37 vjeçar nga Berati është ekstraduar sot nga Greqia dret Shqipërisë. Siç raporton policia, shtetasi I identifikuar si Saimir Gegolli, ështrë dënuar me 9 vite për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.
Njoftimi i policisë
Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 9 vjet burg për “Vrasje”. Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:
– Saimir Gegolli 37 vjeç, lindur në Berat.
Shtetasi Saimir Gegolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr. 154, datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga nenet 76 dhe 51 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët. Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.
Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
(J.D/Faxweb.al)