Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar një vendim me 60 ditë burg për Leo Nikën, i cili akuzohet për vrasjen e dy prindërve të tij në Xhafzotaj të Durrësit dy ditë më parë. Ndërkohë, mësohet se Gjykata ka kërkuar që i riu t’i nënshtrohet ekspertizës mendore.
I riu dyshohet se vrau me armë zjarri prindërit, Ali dhe Junije Nika, më 29 qershor, pak kohë pasi ishte kthyer nga emigrimi në Itali. Kur u arrestua, autori, baba i një vajzë, ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka dyshime të forta që mund të vuante nga depresioni. Sakaq, viktimat ishin gjetur të dy të shtrirë dhe të pajetë në derën kryesore të banesës.
Ndërkohë Gjykata ka kërkuar që 29-vjeçari t’i nënshtrohet ekspertizës mendore. Ekspertiza do të përcaktojë më pas nëse Nika vuan nga sëmundje e shëndetit mendor apo jo.kspertizës mendore. Ekspertiza do të përcaktojë më pas nëse Nika vuan nga sëmundje e shëndetit mendor apo jo.
DESHMIA NE POLICI
Pas arrestimit, Leo Nika pohoi autorësinë e vrasjes, ndërsa në gjendje të rëndë psikologjike tregoi se si kishet ndodhur ngjarja, ndërsa debati mes tij dhe dy prindërve kishte nisur për çështje parash.
“Kalova gjithë natën pa gjumë, isha i stresuar. Prindërve u kërkova para për të ikur në Itali. Ata nuk më dhanë dhe pikërisht këtu nisi sherri. Pastaj nuk e mbaj mend se si qëllova mbi prindërit,” rrëfeu dje 29-vjeçari.
Në shtëpinë e të riut, janë gjetur sasi të mëdha qetësuesish të cilët ai i përdorte për gjendjen e depresionit. prej kohësh i riu vuante nga depresioni për shkak të papunësisë dhe varfërisë, por Nika nuk kishte kartelë të hapur për gjendjen mendore.
(S.SH/Shuplaka)