07:52 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau pronarin e dyqanit në sy të djalit të mitur, jepet dënimi për Vladimir Kurtin dhe mikun e tij

10:06 | 05/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau pronarin e dyqanit në sy të djalit të mitur, jepet dënimi për Vladimir Kurtin dhe mikun e tij

Është dënuar me burgim të përjetshëm Vladimir Kurti, i cili vrau në sy të djalit të mitur pronarin e një dyqani në zonën e Kamzës, Agim Buçi, si dhe plagosi bashkëshorten e tij Merita Buçi, ngjarje kjo e ndodhur vitin e kaluar, në muajin Prill.

Ndërkohë që gjykata ka dhënë dënimin me 26 vite burg për bashkëpunëtorin e Kurtit, Rruzhdi Hoda.

Vrasja ndodhi rrugën “OSBE” ku Kurti dhe Hodo hynë për të grabitur në dyqanin e çiftit Buçi, dhe pasi hasën në rezistencën e tyre, kanë qëlluar duke lënë të vdekur Agimin.

Kurti ishte proceduar edhe më parë nga ana e policisë, për shkak se ishte denoncuar nga i ati i tij për dhunë në familje.

Dinamika e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 24.04.2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një punë bashkë, do të shkonin të vidhnin diku.

Të nesërmen i dyshuari Rruzhdi Hoda me automjetin e tij tip Golf me targë AA 2699 KF, ka vajtur pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë kapucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar makinës.

Lëvizën me automjet deri tek rruga Miqësia dhe aty parkuan makinën në lagje. Më pas në kmëbë ecën përgjatë Bulevardit Berisha dhe janë kthyer te kthesa që të çonte tek dyqani i Agim Bucit.

Rreth 30 metra para se të shkonin te dyqani, Vladimiri i ka dhënë Rrushdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç.  Vladimir që kishte të veshur një xhup të zi me kapuç ecën bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth 5 metra përpara se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe u fut në dyqan, i ndjekur nga Rrushdiu me thikë në dorë.

Vladimiri është afruar tek kasa e lekëve për të marrë lekët, ndërkohë që pranë kasës ndodhej fëmija i mitur i Agim Bucit. Rita kur ka parë Vladimiri tek kasa e maskuar e ka gjuajtur me produkte ushqimore. Në atë moment Vladimir ka gjuajtur duke e plagosur dhe gruaja është rrëzuar.

Direkt është afruar Agim Buci që u përlesh me Vladimir Kurtin, i cili e gjuajti me armë dhe atë. Pas ngjarjes të dy të dyshuarit janë larguar me vrap.

Ata kanë vrapuar të maskuar deri tek rruga Berisha. Para se të dilnin aty kanë hequr maskat dhe kanë vazhduar rrugën jo duke vrapuar.

Pasi hipën në makinë kanë dalë tek lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit, kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupa e pantallonat në lumë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“Thithe mirë që…” Rashel Kolaneci provokon ndjekësit me bikini

Para

Një i vdekur dhe dy të plagosur, kush është autori kryesor i masakrës në Vlorë (E shkuara kriminale)

Para
Përplasja me armë zjarri në Vlorë, identifikohen të plagosurit dhe autorët e ngjarjes (EMRAT)

Një i vdekur dhe dy të plagosur, kush është autori kryesor i masakrës në Vlorë (E shkuara kriminale)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje me armë në Durrës/ Ekzekutohet 29-vjeçari Ermir Dedja, i njohur për precedentë penalë

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.