Mjeku Jorgo Markaj ka deklaruar për mediat se 23-vjeçari Aldison Belulaj ndodhet në gjendje të rëndë pasi dëmtimet që ka marrë janë serioze.
Markaj tha se Aldisoni ka dëmtime në tru dhe thyerje të kockave në fytyrë, Mjeku Jorgo Markaj tha se Aldisoni është në gjenje koma, ndërsa ënjtja e trurit është rreziku më seroz që mund ti marrë jetën
“Dëmtimet janë në kokë, shkaktuar nga pistoleta, janë dy plagë që kanë shkaktur jo pak dëme, thyerjae të kockas së fytyrëm dëmtime të trurit, të hundës. Më e keqja është ënjtja e trurit, është në rrezik, procesi i ënjtjes nëse nuk ndalet mund ti marrë jetwn. Sot në mëngjëes ka shkuar në reanimacion, është në gjendje kome’, tha mjeku.
Aldison Belulaj, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. 23 vjeçari ditën e djeshme qëlloi për vdekje studenten e juridikut Ariela Murati pasi kjo e fundit kishte refuzuar të lidhej me të. Më pas ai plagosi dhe veten në kokë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post