Paraditen e sotme ka nisur dhe po zhvillohet në Gjykatën e Durrësit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Esmerald Ballës, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes në Shënavlash, ku i mori jetën babait të tij Enver Ballës. Gjithashtu, gjykata do të caktojë masën e sigurisë edhe për Edison Brahaj, shoku i autorit, i cili dyshohet se e ndihmoi këtë të fundit të fshehë trupin e viktimës.
Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet. Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa.
Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Discussion about this post