01:36 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau të bijën se doli pa leje/ Babai i Sabrina Lekajt pranon fajin, mamaja: I humba të dy

21:35 | 19/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e vajzës shqiptare nga babai, flet shoqja e Sabrinës. I ati pritet të merret në pyetje

Petrit Lekaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës në Adelaide të Australisë, pranoi fajin për krimin e rëndë.

49-vjeçari shqiptar doli përpara gjykatës përmes një lidhje video nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar. E bija, Sabrina Lekaj, 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park.

Policia po kërkonte përvajzën, kur i gjeti të dy. Petriti kishte plagë të rënda në bark. Mamaja e viktimës dhe bashkëshortja e Petritit, Romina, tha për mediat vendase se krimi kishte ardhur si një rrufe në qiell të hapur.

Ajo tha se i shoqi nuk kishte treguar kurrë shenja dhunë përpara se të vriste të bijën.

“Ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes”.

Ajo tha gjithashtu se ishte akoma konfuze për arsyet e krimit pasi sipas saj, ditën e vrasjes, e bija kishte dalë me babanë për një shëtitje, por nuk u kthye kurrë.

“Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është viktima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy,” tha ajo.

“Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”. Lekaj pritet të dalë sërish në gjykatë në nëntor.

Në funeral, mamaja Romina Lekaj tha se kishte qenë një privilegj që e kishte Sabrinën vajzë.

“Shpresoj që të gjithë të kujtojmë kohët e mira që kemi kaluar me Sabrinën. Sot është shansi për të dhënë lamtumirë, por nuk do ketë kurrë një lamtumirë- derisa të takohemi sërish e dashur. Do të të mbajmë gjithmonë në zemër”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kidman Park, në Adelaide të Australisë, aty ku jetonte familja shqiptare. Një orë përpara se të gjendeshin në automjetin luksoz të 20-vjeçares, nëna e saj kishte ngritur alarmin tek policia, e shqetësuar sepse nuk po i gjente.

Sipas policisë, ai dyshohet se pasi vrau të bijën, tentoi të vriste veten duke u vetëgoditur me thikë në bark. Babai i dy fëmijëve u njoh me akuzën nga spitali, ku qëndron nën kujdesin mjekësor dhe në ruajtje nga policia.

Natën e ngjarjes së rëndë, Sabrina kishte dalë të festonte përfundimin e një periudhe intensive provimesh. 20-vjeçarja ishte studente mjekësie. Ajo ishte pranuar në Universitetin e Australisë Jugore, pasi kishte dalë shkëlqyeshëm në provime. Sabrina ishte gjithashtu pianiste mjaft e talentuar

Miku i saj, Jana Fandi, e kujton atë si një pianiste e talentuar. Ajo po studionte imazhe mjekësore në Universitetin e Australisë Jugore. Sabrina Lekaj u gjet pranë babait të saj të plagosur rëndë në një rrugë me emrin Adelaide.

Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore dhe tepër ambicioze, me nota maksimale. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Media spanjolle zbërthen ngjarjen, kush ishte biznesmeni i njohur që u dhunua nga Mihal Kokëdhima

Para

“Janë bërë të gjithë të logjikshëm”, Rama citon aktorin dhe ‘zyrtarin’ e Bashkisë për TK

Para
“Janë bërë të gjithë të logjikshëm”, Rama citon aktorin dhe ‘zyrtarin’ e Bashkisë për TK

“Janë bërë të gjithë të logjikshëm”, Rama citon aktorin dhe ‘zyrtarin’ e Bashkisë për TK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.