Gjykata e Fierit ka vendosur masën e arrestit me burg për gardianin Martin Skëndaj, i cili vrau me armen e shërbimit dy kushërinjtë çuna tezesh 22 dhe 26 vjeç, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, në ambientet e Poliklinikës së Patosit.
Shkak për vrasjen e dyfishtë është bërë një histori dashurie mes Rrapajt dhe motrës së autorit, që nuk ishte pranuar nga familja e kësaj të fundit.
Burime bëjnë me dije se Skëndaj ka thënë në sallë vetëm ‘po i vrava. Nuk mund të flas më shumë’.
Avokati i autorit të dyshuar, ka pohuar se klienti i tij brenda 3 ditësh është rrahur brenda, dy herë nga Manol Rrapaj.
Kujtojmë se një një banor që jetonte afër me dy familjet tha se motrën e Skëndajt e kishin gjetur në krevatin e Manol Rrapajt, dhe kjo ka nxehur edhe më shumë gjakrat mes dy familjeve.
“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (Manoli) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri.
Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori.
(E.K/Faxweb.al)