18:37 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Vrau të dashurin me ndihmën e partnerit, si tentonte të shmangte dyshimet Kejsi Spahillari

12:19 | 29/04/2025
në Kronikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau të dashurin me ndihmën e partnerit, si tentonte të shmangte dyshimet Kejsi Spahillari

Në 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës u gjet i varur në një pemë 18-vjeçari Antonio Karafili. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spahillari, në atë kohë vetëm 17 vjeç.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, për Kejsi Spahillarin, por çfarë dëshmonte në atë kohë ajo?
Spahillari rrëfente se ditën e vrasjes rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhanë e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios.

Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

“Me Antonion kemi pasur lidhje dashurie prej 2 vjetësh dhe familjet tona ishin në dijeni. Atë ditë rreth orës 17:00 jemi takuar me xhaxhain tim dhe djalin e tij të vogël përballë një lokali për të sqaruar një sherr midis xhaxhait tim dhe Antonios. Më pas shkuam sërish në Voskopojë dhe ndaluam tek lokali i prindërve të Antonios, taverna “Mishel”. Antonio doli nga makina u ul në një gurë dhe ishte i stresuar e i nervozuar. Ai dyshonte se unë kisha një lidhje të dytë për këtë dhe debatuam. I thashë hajde ikim për në Korçë, por më tha ik ti se unë do të rri këtej. Në qoftë se ka policë në rrugë më merr Misheli në telefon. Mbaj mend se më dha disa sende personale të Antonios, vëllait të tij Mikelit. U takova me vëllain e tij në Korçë tek Shën Mëria dhe morëm Mozën, mamanë e Antonios.
U ngjitëm për në Korçë”, ka dëshmuar ajo.

 

 

Ndërsa e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregonte sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

“Isha në dijeni që kishte një vajzë. Më merr në telefon, më thotë dua Mikelin të marr Mikelin se ka ngelur andej. Po pse vajtët në Voskopojë i thashë unë. Mirë thashë po e marrë unë Mikelin, por kur të takohesh me të do vij dhe unë. Vete kjo i jep djalit këtë orë, celularin e djalit. Ja jep kjo, i jep dhe varëse e floririt të këputur, pa kryq. Po iknim rrugës me shpejtësi me ide që të mos na zërë nata. Nxituam rrugës, e çorientuar ishte. Saç fole ti që nuk dije gjë, aq foli dhe ajo”, tha ajo.

Kujtojmë se gjatë të gjithë kohës familjarët e Antonios kanë këmbëngulur se i biri nuk kishte asnjë arsye se përse të vriste veten, por është vrarë.
Mimoza Karafili: Ai mua edhe parmbrëmë më doli në ëndërr, i thuaj Kejsit, se Kejsi i di të tëra, d.m.th më del përnatë pyet Kejsin…Pastaj, s’kishte arsye djali. Ai madje me ne ku grindeshe?

Ndërkohë Kejsi hidhte dyshiome se vrasja ishte kryer nga xhaxhai i saj Milen Spaillari, duke u përpjekur kështu të heqë dyshimet që mund të hidheshin mbi të.

Pas

Kontrata e PD për lobim, Celibashi: Nuk kemi asnjë detyrim për t’ia kërkuar demokratëve

Para

Hetimi i krimeve zgjedhore, Celibashi: Ka vëmendje të shtuar, në ditët në vijim mund të ketë informacione konkrete

Para
Kontrata e PD për lobim, Celibashi: Nuk kemi asnjë detyrim për t’ia kërkuar demokratëve

Hetimi i krimeve zgjedhore, Celibashi: Ka vëmendje të shtuar, në ditët në vijim mund të ketë informacione konkrete

 



Të Fundit

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

Gjenevë/Zyrtar iranian: Propozimet e BE-së nuk janë të zbatueshme

Mallakastër, dëme të rënda nga breshëri, banorët: Na u shkatërrua gjithë mundi

Zelensky: Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën

Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false / Arrestohen dy shtetas turq në Rinas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.