05:50 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau të moshuarën dhe i plagosi djalin me nusen, zbulohet shkaku i krimit të trefishtë

08:41 | 02/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon BE për ndërhyrjen e ROSU në Veri të Kosovës: Operacione të tilla nuk duhet të dobësojnë normalizimin e situatës

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2 personave të tjerë, që janë djali i së ndjerës dhe nusja e shtëpisë, qe ndodhen të shtruar spitalin e Shkupit në gjendje të rëndë, ka ardhur si pasojë e një grindjeje për një borxh prej 1 500 eurosh.

Personi i dyshuar që ka vrarë të moshuarën dhe ka plagosur dy të tjerët, i kishte dhënë këtyre të fundit një borxh për blerjen e banesës ku ata jetonin. Borxhi i mbetur ishte 1 500 euro, edhe pse pretendohet se borxhi prej 1 500 eurove ishte shlyer, agresori pretendonte se ajo shumë ishte me kamatë dhe pretendonte të merrte edhe shumën e kamatës nga çifti, shumë që kishte shkuar, sipas informacioneve të marra në vendngjarje, në 20 000 euro.

Alsat mëson se çështja kishte shkuar në gjykatë por mosmarrëveshja ishte në shqyrtim e sipër. I dyshuari i krimit rreth orës 4 të mëngjesit ishte paraqitur sërish në banesën e çiftit për t’u kërkuar edhe një herë paratë e pretenduara nga kamata. Në banesë në ato momente ndodheshin vjehrra dhe e reja e saj, ndërsa djali ndodhej jashtë banesës.

I dyshuari fillimisht ka sulmuar 76-vjeçaren me të paktën 20 goditje me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa ka plagosur rëndë po me thikë nusen e shtëpisë. Në ato momente është kthyer edhe djali në shtëpi por edhe ai është sulmuar me të njëjtën thikë dhe ai është plagosur rëndë.

Nga të bërtiturat dhe ulërimat që janë dëgjuar në zonë komshinjtë kanë lajmëruar policinë. Me të shkuar policia në vendngjarje agresori ka tentuar të largohet por është kapur një orë më pas prej saj, rreth orës 5 të mëngjesit në qytetin e Gostivarit. Kujtojmë se 76-vjeçarja nuk jetonte me çiftin por kishte qenë mysafirë në shtëpinë e çiftit.

Mësohet se agresori është punonjës i Njësisë Zjarrfikësve së Gostivarit, por policia për momentin, për shkak edhe të hetimeve në rrjedha, nuk jep detaje për identitetin e tij.

Pas

Mbytet një person në plazhin e Shëngjinit (Emri)

Para

“Icardi, mjaft tani. Milano është e vogël”/ Tifozët e Inter kundër kapitenit

Para
Kualifikoi Interin në Champions, por Ikardi merr një lajm tronditës

"Icardi, mjaft tani. Milano është e vogël"/ Tifozët e Inter kundër kapitenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.