23:36 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau të riun për një plep, gruaja dhe fëmijët e 56-vjeçarit frikë nga hakmarrja

10:23 | 31/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau të riun për një plep, gruaja dhe fëmijët e 56-vjeçarit frikë nga hakmarrja

Familja e autorit Xhavit Saraçi, 56-vjeçarit i cili për një plep  vrau 28­-vjeçarin  Ismet Xhanin, babin e një fëmije të mitur në fshatin Luz kanë frikën e hakmarrjes. 56-vjeçari Saraci  e ka pranuar krimin e kryer. Të dy familjet, ajo e autorit dhe e viktimës, janë kushërinj me njëra-tjetrën, ndërsa janë përplasur disa herë në gjykatën e Kavajës.

Babi i 28-vjeçarit kërkon dënimin maksimal për autorin, duke treguar se si ju vra djali 28-­vjeçar, i cili i ka lënë pas një fëmijë të vogël. “Duam që shteti t’i lidh një pension djalit”, thotë babai i viktimës për “News 24″.

Ndërkohë edhe Prokuroria e Kavajës ka kërkuar “Burgim të përjetshëm” për 56-vjeçarin. Në krahun tjetër janë dy motrat e autorit, ato të cilat deklarojnë se hetimet nuk janë kryer siç duhet. “Vrasja ka ardhur pasi viktima i cili është kushëriri jonë e ka qëlluar me një dru plepi në kokë vëllain” shprehen motrat. “Tani që vëllai im ra në burg, gruaja dhe fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia nga frika e hakmarrjes”, deklaroi Ardiana Buzi.

NGJARJA

Në datën 4 janar thotë prokuroria, viktima dhe një kushëriri i tij po prisnin një plep në fshatin Luz i madh në Kavajë ku edhe banonin. Në atë moment pranë tyre është afruar autori Xhevat Saraçi, i cili fillimisht ka kërkuar mos ta prisnin pemën dhe më pas ka shtuar që dy bashkëfshatarët e tij mos t’i hidhnin degët në tokën e tij. Ndërsa i afërmi i viktimës Mario Xhani këmbëngul se plepi ka qenë molla e sherrit, vrasësi i cili është shfaqur i penduar ka rrëfyer në Gjykatë se ka humbur qetësinë pasi dy bashkëfshatarët e tij e kishin ofenduar. Prokuroria shpjegon në pretencë se gjatë kohës që viktima dhe Mario Xhani po kalonin me karrocën e ngarkuar me dru në rrugën kryesore të lagjes, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: apeldenimiXhavit Saraçi
Pas

Zyrtarët e lartë që akuzohen për korrupsion në Kosovë (EMRAT)

Para

Senatorët amerikanë të prerë: Sanksione më të ashpra ndaj Putinit

Para
Senatorët amerikanë të prerë: Sanksione më të ashpra ndaj Putinit

Senatorët amerikanë të prerë: Sanksione më të ashpra ndaj Putinit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.