17:08 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vrau veten, kush ishte “Fidelito”, fizikanti i njohur që vuante nga depresioni

13:49 | 02/02/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau veten, kush ishte “Fidelito”, fizikanti i njohur që vuante nga depresioni

Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet i vdekur të martën në mëngjes. Mediat kubane shkruajnë se I biri i ikonës revolucionare të Kubës, Fidel Kastros  vuante nga depresioni.

Djali më i madh i Fidel Castros ishte në moshën 68-vjeçare, ndërsa kishte një profesion si fizikan bërthamor. Ai kishte disa muaj që trajtohej nga mjekët për shkak të depresionit. Ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit dhe nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.

Diaz-Balart ishte djali i vetëm i Fidelit dhe bashkëshortes së tij prej shtatë vjetësh Mirta Diaz-Balart.

“Fidelito”, siç njihej gjerësisht në Kubë, ishte autori i 11 librave dhe mbi 150 artikuj shkencorë mbi fizikën bërthamore, energjinë dhe studimet mjedisore. Në një intervistë të vitit 2013 me RT, ai tha se interesi i tij për shkencat u rrit nga revolucioni dhe se ai kishte studiuar fizikën bërthamore në ish-Bashkimin Sovjetik.

Diaz-Balart u shfaq në disa nga programet e RT-së. Djali i revolucionit më të famshëm në botë foli kundër të ashtuquajturve revolucione të ngjyrave dhe ndërhyrjeve ushtarake të maskuara si promovimi i demokracisë për njerëzit që “shtypen” nga “regjimet”.

“Sot, mund të emërosh atë që dëshiron në një mënyrë të përshtatshme për strategjinë tuaj politike,”- tha ai për Oksana Bojko, “Worlds Apart”.

Diaz-Balart besonte në lejimin e Kubës për të zgjedhur rrugën e vet dhe kundërshtoi kritikën e jashtme për “ritmin e ngadaltë” të reformave kubane.

Nga 1980 deri më 1992, “Fidelito” ishte kreu i programit bërthamor të Kubës dhe udhëhiqte përpjekjet për ndërtimin e një centrali bërthamor. Ndërtimi u ndërpre në vitin 1992, megjithatë, kur fondet mbaruan pas problemeve  financiare me Bashkimin Sovjetik.

Babai i tij Fidel, ikona e Revolucionit Kuban që formoi shtetin ish-komunist komunist, vdiq në moshën 90 vjeç pak më shumë se një vit më parë në nëntor 2016. Fidel shërbeu si president i Kubës për 32 vjet.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: castrodepresionfidelitoVetevrasje
Pas

Koka e grupit kriminal, Aurel Hoxhallari u arrestua në 2015-tën për atentatin ndaj Pajtim Serjanit

Para

Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit, pamjet filmike që zbuluan grekun

Para
Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit, pamjet filmike që zbuluan grekun

Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit, pamjet filmike që zbuluan grekun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia belge merr në pyetje dy izraelitë të akuzuar për krime lufte

370 milionë euro nga shitja e sulmuesve, klubi gjerman “mbret” i merkatos

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

Dhunë në Britani, përshkallëzohet protesta kundër emigrantëve në rrethinat e Londrës

Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

Bisedë telefonike midis Papa Leoni XIV dhe presidentit palestinez: Ndaloni përdorimin e dhunës në Gaza!

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardohet stacioni i metrosë në Kiev ku po strehoheshin qindra qytetarë

“Hawala”, transferuan miliona euro të drogës në Shqipëri, GJKKO lë në burg dy të arrestuarit (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.