Tre vite më parë studentja e koreografisë Megi Yzeiraj i dha fund jetës duke u vetëqëlluar me pistoletë. Sot tre vite më vonë, pedagogia e Universitetit të Arteve e ka përkujtuar përmes një mesazhi mjaft të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale, ku shkruan se sot ajo duhej të diplomohej si të gjitha shoqet e saj të kursit të koreografisë.
“Ta gëzosh diplomën Megi edhe pse je në parajsë!” Fjalët e ndjera të pedagoges për studenten e saj
Pedagogia e Universitetit të Arteve Riselda Sejdia, ka përkujtuar sot një nga studente e saj më të dashura, e cila është ndarë nga jeta tre vjet më parë.
“Zysh Risi ka diçka për të thënë: Ta gëzosh diplomën Megi edhe pse ndodhesh në parajsë! Unë të pash, të ndjeva, të shijova, të urova! Sapo ka mbaruar shfaqja, dritat u fikën, studentët e kursit të dytë master, dega koreografi hodhën kapelet dhe u diplomuan si koreografë profesionistë!”, shkruan Sejdia.
Kujtojmë se studentja Megi Yzeiraj, i dha fund jetës paraditen e 24 nëntorit të 2014-ës për arsye që ende nuk janë mësuar.
MESAZHI I PEDAGOGES
“Zysh Risi ka diçka për të thënë: Ta gëzosh diplomën Megi edhe pse ndodhesh në parajsë! Unë të pash, të ndjeva, të shijova, të urova! Sapo ka mbaruar shfaqja, dritat u fikën, studentët e kursit të dytë master, dega koreografi hodhën kapelet dhe u diplomuan si koreografë profesionistë! Mes duartrokitjeve dhe emocioneve ti nuk ishe aty në skenën e madhe për të kërcyer dhe për tu diplomuar, atë skenë që ti e doje aq shumë dhe që e pushtoje aq bukur me lëvizjet e tua aq profesionale.
Si spektatore në atë show final unë të ndjeva Megi që ti kërceje me një vello të bardhë duke tu derdhur flokët e gjatë nëpër trup. Të pash duke hedhur kapelen e zezë të diplomimit, të pash duke qarë nga gëzimi, të pash sërisht Megi im i shtrenjtë duke më thënë: Zysh Risi a mund të bëjmë një fotografi të dyja për qejfin tonë…! Aparati u shkrep dhe fotografia kishte të gjitha ngjyrat e ylberit brenda një shpirti të bukur artistik i cili vazhdon të jetojë gjithmonë aty ku arti merr frymë! Ta gëzosh diplomën Megi edhe pse ti sot je një ëngjëll lart në qiell ! Jam krenare për ty, të dua Megi Yzeiraj❤️ Baleti ishte motivi jot…, pse shkove në parajsë aq herët Megi?” (D.D/Shuplaka)